Fjolla Morina zbulon tatuazhin në kofshë teksa pozon me të brendshme
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ndonëse këtë kohë ka qenë më pasive në muzikë, ajo po vazhdon të jetë mjaft e pranishme në rrjetet sociale.
Krahas Instagram e Facebook, zeshkania duket se është e rregullt edhe në Snapchat.
Në po këtë rrjet të famshëm, krijuesja e hitit “Jena bo tym” ka ndarë së fundmi disa poza provokuese me të cilat njëherësh ka marrë edhe vëmendje të madhe.
Fjolla Morina (Foto: Instagram)
Bëhet fjalë për disa fotografi në të brendshme, në të cilat ka vënë në pah tatuazhin e madh të veçantë në pjesën e kofshës, që duket të jetë realizuar në të majtë.
“Tatuazhi im”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi.