“Fjalimi i Edi Ramës patetik”
Analisti politik, Vigan Qorrolli, vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë, e quan histerike. Ndërsa për protagonistin e vizitës, Edi Ramën thotë se patetizmi i tij është unikal, i papërsëritshëm dhe krejtësisht i veçantë.
Ndërsa përmend padinë e Ramës ndaj Ramush Haradinajt e marrëdhëniet me Aleksandar Vuçiqin, Qorrolli thotë se lavdet e tij për çlirimtarët janë të vonuara.
“Lavde të vonuara personale për të gjithë çlirimtarët, që i padit nëpër gjykata për protagonizëm e gjueti shtrigash, e deri te mohimi i të qenurit ideator i unifikimit pan-shqiptar të forcave politike, në vitin më të rëndë të Kosovës, që prej ekzistencës së saj si shtet”.
“Xhanëm, a s’i pate keto mend, kur i thoshe Vuçiqit euforikisht e naivisht: ‘i dashur vëlla Aleksandar’?!”, shkruan ai.
Qorrolli thotë se ndoshta më në fund Rama po bindet se “çka kemi hjek, e çka po vlojmë prej Serbisë, vrastarja numër një e shqiptarëve në histori”, përfundon ai.