Fjalët që tha Albright pas zbulimit të bustit të saj
Ish- sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright i ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mikpritjen që i bënë asaj me rastin e shënimit të 20- vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ajo në këtë rast përveç shprehu falënderimin edhe për ngritjen e bustit në Prishtinë.
“Vërtetë do të doja të ju falënderoja të gjithëve për këtë nderim. E falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë. Kjo është Kosova. Sepse ne ishim në gjendje që ta duam Kosovën, të sjellim paqe në Kosovë”, ka deklaruar ish-sekretarja e shtetit.
Tutje ish sekretarja ripërsëriti se ndjehet krenare që është në Kosovë.
“Jam shumë krenare që jam këtu. Nuk kam lindur në SHBA. Por SHBA është shtet i madh që e ndihmon paqen dhe stabilitetin. Jam e nderuar”, është shprehur mes tjerash ajo.