Fizikani amerikan: Kosova po ndërmerr masat e duhura kundër virusit
Yaneer Bar-Yam, fizikani amerikan që studion sfidat sociale përfshirë pandemitë, ka ndihmuar edhe Kosovën në luftën kundër koronavirusin.
Ai përmes një postimi në Twitter ka lavdëruar udhëheqësit qeveritarë për masat që kanë ndërmarrë, të cilat i quajti si të duhurat.
“Kosova është duke ndërmarrë veprime në nivelin komunal me masa “të tepruara” në mënyrë të duhur për të ndaluar shpërthimin e koronavirusit dhe të kthehet shpejt në normalitet, siç kemi rekomanduar. Bravo! Ata janë liderë! Jam i nderuar t’i ndihmoj”.
Yaneer Bar-Yam është një fizikan amerikan, shkencëtar i sistemeve dhe president themelues i Institutit të Sistemeve Komplekse të New England. Ai është autor edhe i disa librave.