Fitore spektakolare, Kosova mposhtë Malin e Zi, mbanë shpresat për Euro 2020
Ka përfunduar ndeshja në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, me fitore bindëse të djelmoshave verdh e kaltër.
Ata qëndruan të pamposhtur në “Fadil Vokrri”, duke gëzuar zemrat e mijëra tifozëve anë e mbanë.
Gola e Amir Rrahmanit në minutën e 10, dhe ajo e Vedat Muriqit në minutën e 34 ia dhanë vulën takimit të sotëm.
2:0, Kosova Mali i Zi.
Me këtë fitore Kosova është në vendin e 3 me 11 pikë, pas Anglisë dhe Çekisë. Me këtë të fundit do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në Çeki.
/FaktePlus/