Fitore Pacolli kërkon zgjedhje në qershor
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, i është bashkangjitur kërkesës së disa qytetarëve për Zgjedhje të Jashtëzakonshme në muajin qershor.
Pacolli tha se ka kërkuar edhe nga qytetarët tjerë që t’i bashkohen kësaj nisme për të vendosur çarshafë të tillë.
“Edhe unë po i bashkohem kërkesës së qytetarëve me çarshafe nëpër ballkone për zgjedhje në qershor. Zgjedhje sepse vullneti i qytetarëve për ndryshim nuk tjetërsohet. Vendos edhe ti një çarshaf, trego vullnetin tënd për zgjedhje të reja e jo vjedhje “.
Edhe unë po i bashkohem kërkesës së qytetarëve me çarshafe nëpër ballkone për zgjedhje në qershor.Zgjedhje sepse…
Julkaissut Fitore Pacolli Tiistaina 28. huhtikuuta 2020