Fiton Milani, mposht minimalisht Torinon
Pas barazimit me Hellas Veronën dhe humbjes me Interin, Milani është rikthyer te fitoret në Serie A.
Skuadra e Stefano Piolit ka arritur t’i marrë pikët e plota në ‘San Siro’ duke e mposhtur 1-0 Torinon.
Heroi i këtij takimi është lojtari në top formë në vitin 2020, Ante Rebic.
Rebic po shpaguan besimin e Piolit dhe arriti të shënojë golin e tri pikëve në minutën e 25’ në pjesën e parë, pas një asisti nga ana e Castillejos.