Fiton Ballkani, gabon Gjilani
Ballkani ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 3-1 Vushtrrinë. Në xhiron e 27 në IPKO Superligë Llapi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Gjilani, ani pse e kishte fitoren në duar, duke barazuar 2-2.
Pas barazimit shokues me Ferizajn, Ballkani i Ismet Munishit i është rikthyer fitoreve në IPKO Superligë.
Në xhiron e 27, skuadra nga Theranda mori tri pikë të plota në shtëpi, duke e mposhtur 3-1 Vushtrrinë.
Mirlind Daku 13’ dhe Blend Baftiu 18’ shënuar për vendasit në pjesën e parë për 2-0, derisa për 3-0 shënoi me të filluar pjesa e dytë, Arbër Prekazi.
Deri në fund, mysafirët arritën të gjejnë vetëm golin e nderit, e realizoi në minutën e 78’ Kushtrim Fazliu.
Ballkani tani i është afruar në pesë pikë liderit, Dritës, derisa Vushtrria edhe matematikisht ka rënë në Ligën e Parë.
Në ndeshjen tjetër, Llapi ka gabuar në fund duke lëshuar dy pikë nga duart, pasi ka barazuar 2-2 me Gjilanin.
Gjithçka u mendua se u vendos në pjesën e parë, pasi vështirë po vinin golat në atë të dytë.
Keita Razak ka shënuar për Gjilanin, derisa për Llapin dy golat i ka realizuar Valmir Veliu.
Kur u mendua që kështu do të kryhet ndeshja, në minutën e 90’ realizoi Gerhard Progni për rezultatin 2-2. /