“Financial Fair Play”, detyron PSG-në ta shesë njërin nga yjet: Neymar apo Mbappe
Sipas raportimeve të L’Equipe Manchestet United janë duke u sjellë rreth Neymar, duke parë se ekipi nga Parisi ka shkelur rregullat e fair play-it financiar.
Me këtë shkelje ata do të detyrohen të shesin njërin nga yjet e skuadrës dhe si duket Neymar do të jetë ai, i cili do të largohet, kurse përveç disa klubeve të mëdha evropiane të futbollit edhe Man Utd kanë hyrë në këtë garë për të siguruar shërbimet e futbollistit brazilian.
Për shkak se Mbappe mund të jetë futbollisti më i shtrenjtë, atëherë “Djajtë e Kuq” syrin ia kanë vënë Neymar.
E përditshmja franceze raporton se UEFA do ti vihet pas PSG-së dhe dënimi kësaj radhe do të jetë më i rëndë se që është pritur.
Trupi Financiar i Kontrollit do ta marrë në konsideratë dhe ta dërgojë në gjykatë ekipin parisien, për përballje me korrupsion dhe me mbi harxhimet, të cilat ata i kanë bërë me blerje të futbollistëve dhe kësaj radhe ata nuk do të mund të dalin prej kësaj këtë radhë.
Nga L’Equipe bëhet e ditur se PSG do ta lirojë Neymar, kurse në anën tjetër Ed Woodward do të ishte i lumtur të harxhoj një shumë të madhe parash vetëm që brazilianin ta sjellë në ekipin e tij./FaktePlus