Finalistët e Ligës së Kampionëve në stadium për të ndjekur Vedat Muriqin
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është duke kaluar në një formë shumë të mirë si me skuadrën e tij ashtu edhe me Kombëtaren.
Futbollisti nga Prizreni ka shënuar në dy ndeshjet e fundit me Kosovën dhe ka filluar aventurën e tij te Fenerbahce me dy gola në start të Superligës turke.
Kjo formë e mirë iu ka rënë në sy edhe skuadrave të mëdha evropiane.
Finalistët e Ligës së Kampionëve, Tottenham do të jenë në stadiumin “St Mary;s” në Southampton për të ndjekur ndeshjen Angli – Kosovë.
Zyrtarët e klubit më shumë se për ndeshjen do të jenë prezent për të ndjekur nga afër Vedat Muriqin.
Forma e tij e mirë mund të bëjë që ylli i Kosovës shumë shpejt të përfundojë në ligën më të fortë në botë, në Premier Ligë.