Fillon takimi Rama-Osmani
Pak minuta më parë ka filluar takimi në mes të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe kryeparlamentares kosovare, Vjosa Osmani.
Me ceremoni shtetërore dhe tepih të kuq, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Para pak çastesh ka filluar edhe takimi zyrtar mes Osmanit dhe Ramws.
Ky takim është duke u mbajtur me dyer të mbyllura kurse në të po merr pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi si dhe ministri në detyrë i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Theksojmë se Edi Rama pas takimit me liderin e Nismës, Fatmir Limaj, ka arritur në objektin e legjislativit.
Derisa më pas pritet të shkojë në ekzekutiv për t’u takuar me homologun e tij, kryeministrin, Avdullah Hoti.
Arsyeja e vizitës se Ramës në Kosovë është propozim-aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj dy liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Nuk dihet nëse do të ketë prononcim për medie pas këtij takimi.