Fillon takimi Hoti – Basha në ndërtesën e Qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha do të fillojë sot një vizitë dyditore në Kosovë me ftesë të kryeministrit Avdullah Hoti.
E tashmë Basha ka arritur në Qeveri të Kosovës ku do të takohet me kreun e ekzekutivit, Avdullah Hotin.
Pas takimit Basha dhe Hoti do të flasin në konferencë për media.
Basha do të takohet gjatë ditës edhe me presidentin Hashim Thaçi, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, atë të Nismës, Fatmir Limaj.
Po ashtu Basha do të takohet edhe me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Gjatë vizitës në Kosovë, kreu i PD-së do të shoqërohet nga Edi Paloka, nënkryetar i kësaj partie, Besnik Mustafa, ish-ministër i Jashtëm dhe kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH-së dhe Arben Çejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje.