Fillon shkatërrimi i shtëpisë ku u dhunua e u torturua seksualisht Vasfije Krasniqi-Goodman
20 vjet më parë në një shtëpi në Babimost të Vushtrrisë u torturua dhe u dhunua seksualisht Vasfije Krasniqi-Goodman.
Ajo, që në atë kohë ishte 16 vjeçare, me dhunë ishte sjellë nga agresorët serb për t’u dhunuar në oborrin e kësaj shtëpie. Ky vend tashmë mban gjurmët e një krimi të paharruar që u bë aso kohe. Këto gjurmë sot kanë filluar të rrënohen.
Shtëpia ka filluar duke u rrënuar me makineri të rënda.
Pronari i kësaj nuk ka lejuar të marrë pamje në këtë vend, duke thënë se e ka blerë pronën.
Vasfije Krasniqi, tashmë 36 vjeçare, 20 vjet më parë ishte marrë nën kërcënimin e armëve nga shtëpia e saj nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë, ku i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual. Për këtë akt makabër, asnjë person ende nuk është dënuar, derisa Krasniqi-Goodman doli publikisht dhe rrëfeu krimin.