Fillon seanca në Kuvend – një minutë heshtje për Shaban Manajn
Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka filluar me një minutë heshtje për 20 vjetorin e vrasjes së veprimtarit Shaban Manaj.
Në fakt seanca nisi me rreth 40 minuta vonesë, ndërsa Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet për dy seancat e papërfunduara.
Në këtë seancë pritet të hidhen për votim projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare – gjithsej pesë.
Më pas do të vazhdojë seanca e nisur më 13 korrik dhe e vazhduar më 14, ku do të hedhen për votim rezolutat e VV-së dhe PDK-së për menaxhimin e pandemisë.
Aktualisht të pranishëm në sallë janë 82 deputetë./FaktePlus