Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, LDK nuk merr pjesë
Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën po marrin pjesë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, nënkryetarët Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi, por nuk po marrin pjesë shefat e grupeve parlamentare e as nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK- së, Kujtim Shala.
Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje që mbahet në orën 12:00 janë shtatë pika, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës
Kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të rishikuar për 2020, Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit janë në mesin e pikave që diskutohen në takim.
Poashtu në mbledhje do të shqyrtohet edhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit janar-mars 2020, shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile dhe harmonizimi i akteve të Administratës s Kuvendit me ligjet përkatëse.