Fillon edicioni i tretë i festivalit “Prishtina International Theater Festival”
Po fillon edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të teatrove “Prishtina International Theater Festival”.
Ky edicion do të fillojë sonte më 04 dhe do të zgjasë deri më 09 nëntor,
Ndërsa në programin garues 5 ditorë do të jepen pesë shfaqje, të trupave teatrore nga, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Kroacia.
E gjithashtu në konferencën e mbajtur, organizatorë të këtij festivali treguan se kësaj rradhe për herë të parë do të marrë pjësë edhe trupa teatrore nga Greqia.
Madje aty foli edhe Ilir Tafa drejtor i festivalit i cili tha se ky festival nuk dallon shume nga festivalet tjera por është i pari i llojit të vet ne rajon.
Ndërsa për mbrëmjet argëtuese me këngëtarë mbas shfaqjeve ka folur Azra Desiç e cila tha se do të mbahen afterparty me kengetare të cilët kane dalur nga akademia e muzikes ne AAB.
Ndërsa hapja solemne do të bëhet në ora 19:00, me shfaqjen “Bretkosa” më regji të Burbuqe Berishës.