Fillon edicioni i 12-të i Festivalit “Hyjnesha në Fron”
Sonte është bërë hapja solemne e Festivali “Hyjnesha në Fron”, ku gjatë ditëve të këtij festivalit do të ketë aktivitete të ndryshme.
Edhe këtë herë “Hyjnesha në Fron” fillon edicionin e tij të 12 në ish-Amfiteatrin e ASK-së.
Shfaqja e filmave në tren sipas drejtorit të këtij festivali, Shkelzen Sylejmani, është ajo që e karakterizon “Hyjneshën në Fron”.
“Ky festival e karakterizojnë shumë ngjarje dhe aktivitete unike, njëra ndër to është edhe shfaqja e filmave në tren, e cila tashmë ka filluar të bëhet një traditë e këtij festivali, gjithashtu kjo traditë është shumë i mirëpritur tek publiku”.
Më tej Sylejmani tregon se përmbajtjen e këtij edicioni.
“Në këtë edicion do të shfaqen filma të metrazhit të gjatë, të shkurtër dhe dokumentarë dhe pjesëmarrës do të jenë filma nga e gjithë bota. Por kësaj radhe në këtë edicion do të jepet një premiera e një filmi I cili ka një jetëgjatësi dhe një rrugëtim të suksesshëm nga regjisori Jorgon I cili është tre herë i nominuar për Oscar”, tha Sylejmani.
Madje pjesë e këtij edicionin janë regjisorë, dramaturg dhe aktorë nga vende të ndryshme të botës.
Të gjithë filmat janë nga shtete të tjera, e gjithashtu mysafir kemi nga Gjermania, Norvegjia, Japonia dhe më gjerë.
Fillon edicioni i 12-të i Festivalit “Hyjnesha në Fron”
Fillon edicioni i 12-të i Festivalit “Hyjnesha në Fron”
Gepostet von Fakte + am Freitag, 27. September 2019
Në kuadër të festivalit do të mbahen, master-classe, dhe aktivitete të shumta, të cilat i shpjegon koordinatorja Loreta Berbatovci.
“Duke marrë parasysh se të rinjtë në Kosovë e kanë problematike orientimin e tyre në karrierë, na si festival kemi vendos t’iu ndihmojmë të rinjve që kur të bëhen pjesë e festivalit është Masaterclass për orientimin në karrierë”, theksoi ajo.
Të gjithë ata që duan ta shohin vetën në artë mund ta gjejnë veten në masterclass.
“Ky masterclass ka me qenë i ndarë në tre pjesë, është pjesa e dramaturgjisë, skenarit të filmit apo të teatrit e cila do të udhëhiqet nga një profesoreshë e dramaturgjisë, Sadete Beqiri. Pjesa e dytë ka me qenë orientimi në karrierë, se kush dëshiron të bëhet aktorë dhe si mundë të bëhesh një aktorë i mirë. Dhe pjesa tjetër ka me qenë për të rinjtë që dëshirojnë të bëjnë filma”, u shpreh Berbatoivci.
Sipas saj, ky festival ka për qëllim vetëdijesimin e kinematografis për realizimin Casting book.
“Rëndësia që të kemi një castingbook , që të i tregojmë kinematografisë që ne si regjisorë dhe artistë kemi nevojë të kemi një libër me të dhënat dhe fotografitë e secilit aktorë”, tha ajo.
Se çka është Cassting Book, tregon vet Loreta.
“Hyjnesha në Fron këtë vit ka me përgatitë një casting book, ku do të jetë një kënd në kuadër të festivalit kushdo që është i interesuar, cofshin aktorë profesional apo jo mundë të vijnë të fotografohen dhe atyre ndodhet një Cassting book handmade ku futet fotografia menjëherë dhe nxirren të dhënat. Secili regjisorë që e viziton festivalin ka qasje në casstingbook mundet me I pa fotot e artistëve tonë, dhe nuk I dihet ndoshta ndonjë regjisorë ka në mendje me pas një fizikus dhe mund ta gjejë tek ne”, theksoi Berbatovci.
Ndërsa, ekipi FaktePlus takoi edhe dy nga anëtarët e jurisë për filma të shkurtër që do të jenë pjesë e këtij festivali.
Zstol Poszgai nga Hungaria thotë se është ndjenjë e veçantë të jetë pjesë e jurisë së këtij festivali.
“Është hera ime e parë këtu në Kosovë, por njëri nga filmat e mi ishte pjesë e këtij festivali vitin e kaluar por unë nuk mundë të isha prezent dhe për këtë më vjen shume keq. Por tani që jam këtu jam shumë i lumtur, pasi që puna ime është si drejtor I filmit producent. Jam në juri dhe mezi po pres të jem juri e këtyre netëve pasi që ka një numër të madh të filmave të mirë dhe do të jetë me të vërtet shumë e vështirë”, tha Poszgai.
E, për Magnus Meyer Arnesen Kosova është një vend shumë i bukur dhe është i lumtur që është këtu.
“Kosova është shume ë bukur dhe jam shumë i emocionuar që jam këtu. Për festivalin kam dëgjuar vitin e kaluar kur kam takuar një regjisore kosovare në njërin nga festivalet e filmit në Bangladesh, ajo dhe shumë njerëz të tjerë më kanë folur për festivalin dhe jam shumë i lumtur që jam ftuar tashmë. Unë do të jem pjesë e jurisë dhe gjithashtu do të shfaqet një film i imi këtu”, tha ai.
Festivali do të fillojë në orën 19 e 30 dhe Gjithsej në konkurrencë janë: nëntë filma të metrazhit te gjatë, dy filma në programin special të festivalit, 22 filma të shkurtë dhe pesë filma dokumentarë. /FaktePlus