Fillon asfaltimi i rrugicave në lagjen “Prekazaj”
Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari me bashkëpunëtorët e tij ka marrë pjesë të premten në nisjen e punimeve për asfaltimin e segmenteve rrugore në lagjes “Prekazaj” në Çirez.
Jashari tha se asfaltimi brenda kësaj lagjeje ka ardhur si rezultat konkret pas kërkesave të banorëve që kanë bërë vitin e kaluar gjatë dëgjimeve buxhetore.
“Janë 800 metra të shtrira në pesë segmente apo degëzime, për t’u shtruar me asfalt të ri, dhe kështu për të kompletuar infrastrukturën rrugore edhe në këtë pjesë të fshatit Çirez. Deri në prerje të shiritit, që nuk do të vonojë shumë, punë të mbarë punëtorëve!”, ka thënë Jashari./FaktePlus