Fillon asfaltimi i rrugës 3.5 kilometra në Runik të Skenderajt
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se që nga sot ka filluar projekti për asfaltimin e rrugës 3.5 kilometra për banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Runikut në këtë komunë.
Por, ky nuk është projekti i vetëm.
Jashari, po ashtu, ka bërë të ditur se ka nisur edhe projekti nga qendra e Runikutderi në Syriganë që përfshinë gjithashtu asflatimin e gjithsej 14 kilometrave e 373 metra tjerë të segmenteve nëpër fshatrat e kësaj ane, shkruan FaktePlus.
Kryetari Jashari, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, deri sa ka dhënë detaje për këtë projekt ka kërkuar edhe publikisht nga banorët e kësaj ane q ëtë japin ndihmën e nevojshme të mbikëqyrjes së punimeve.
Postimi i tij i plotë:
Festë për banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Runikut, ku nisi realizimi i projektit për asfaltimin e rrugës 3.5 kilometra, nga qendra e Runikut deri në Syriganë, projekt ky që përfshinë gjithashtu asflatimin e gjithsej 14 kilometrave e 373 metra tjerë të segmenteve nëpër fshatrat e kësaj ane.
Duke përgëzuar banorët për fillim të mbarë të këtyre projeketve, kërkoj publikisht nga secili prej tyre që të japin ndihmën e nevojshme të mbikëqyrjes së punimeve./FaktePlus/