Fillojnë testimet në njerëz të vaksinës kundër koronavirusit në Britani të Madhe
Testimet në njerëz të një vaksine kundër koronavirusit kanë filluar në Britani të Madhe.
Puna në vaksinë, e zhvilluar nga ekipet klinike të Institutit Jenner, Universitetit të Oksfordit dhe Grupit të Vaksinimit të Oksforit, filloi në janar, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Që nga tani, bën të ditur tabloidi britanik,do fillojë një studim me 510 vullnetarë për ta testuar vaksinën. Vullnetarët do jenë në gjendje të rregullt shëndetësore, të moshës 18-55 vjeç.
Mbretëria e Bashkuar do jetë shteti i tretë që po fillon testimin klinik të vaksinave. Shtetet e Bashkuara kanë filluar dy studime mbi vaksinimin kundër Covid-19, derisa Kina është në fillim të testeve klinike.
Profesori Saul Faust, drejtori i Fabrikës së Kërkimeve Klinike NIHR Southampton në Spitalin Universitar Southampton tregoi se efikasiteti mund të jetë i lartë në këtë vaksinë.
“Kjo vaksinë synon ta sulmojë virusin, të kthehet në armën më të fuqishme kundër tij – duke rritur antitrupa që ngjiten tek ata duke lejuar sistemin imunitar të forcohet dhe të shkatërrojë virusin”, tha profesor Fausti.
Vaksina quhet ChAdOx1 nCoV-19 dhe është ndërtuar nga një version i dobësuar i një virusi të zakonshëm të ftohjes (adenovirus) nga shimpanzat, e që është ndryshuar gjenetikisht.