Fillojnë punimet në inkubatorin e bizneseve në Malishevë
Kanë filluar sot punimit në inkubatorin e bizneseve në komunën e Malishevës, e cila do të jetë një mundësi e re për bizneset e vogla.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se dikasteri që ai drejton do të vazhdoj t’i përkrahë bizneset e vogla dhe të mesme.
“Përkushtimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sot përuruam fillimin e punimeve në inkubatorin e bizneseve në Malishevë. Kjo është një mundësi e re për bizneset e vogla që të kenë kushte sa më të mira për t’i zhvilluar veprimtarit e tyre, ta rrisin punësimin dhe të jenë sa më afër qytetarëve”, ka thënë Shala.
Ministri Shala ka shtuar se ndihma ndaj bizneseve të mesme dhe të vogla, është kurrizi i ekonomisë së Kosovës.
“Ndihma ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme është kurrizi i ekonomisë tonë, dhe ne do ta vazhdojmë përkrahjen në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur Shala. /FaktePlus