Fillojnë hetimet për një rast të vdekjes gjashtë ditë më parë në spital
Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë filluar hetimet për një rast ët vdekjes që ndodhi gjashtë ditë më parë në një spital.
Ky hetim i organeve të shtetit po fillon pasi janë ankuar dy femra kosovare, të cilat kanë deklaruar se familjari i tyre humbi jetën për shkak të neglizhencës së stafit mjekësor.
“Me datën 22.07.2020 dy ankueset femra kosovare kanë deklaruar dhe shprehë dyshime se viktimës për shkak të neglizhencës së stafit mjekësor iu ka përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka vde”ur”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë.
E pas këtyre deklaratave Policia bëri të ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet më tutje./FaktePlus