Fifi do ta publikojë duetin me Remzien
Remzie Osmani dhe Fifi së shpejti vijnë me këngë të re.
Remzie Osmani dhe Fifi ditë më parë kanë finalizuar këngën, të cilën fansat e tyre po e presin me padurim.
Me anë të disa fotografive të shkëputura nga xhirimet e klipit të po kësaj kënge, Fifi ka njoftuar për datën e publikimit të këngës.
Bëhet fjalë për 31 mars, datë në të cilën këngëtarja feston edhe ditëlindjen, e që këtë vit mbush plot 26 vjet jetë.
“@remzie.osmani edhe dy jave gati ditlindjen e kom #31mars do të jetë zjarr “. ka shkruar Fifi.
Lidhur me këtë këngë ka folur edhe Remzia, e cila ishte e ftuar së fundi në emisionin “Mirage”.