FIFA publikon renditjen e re – Kosova dhe Shqipëria pësojnë rënie në ranglistë
Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë kanë pësuar rënie në renditjen e re të publikuar nga FIFA.
FIFA gjatë ditës së sotme (e enjte) ka publikuar renditjen e re të kombëtareve nga e gjithë bota.
Podiumi dhe dhjetëshja e kombëtareve ka mbetur e pandryshuar, ku lider është Belgjika, ndërsa pas saj vijnë Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.
Dhjetëshja mbyllet me Spanjën në vend të gjashtë, ndërsa pas tyre vijnë Uruguai, Argjentina, Kroacia dhe Kolumbia.
Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie për një pozitë, pasi tani gjendet në vendin e 117 me 1158 pikë.
Kjo rënie e Kosovës vjen pas humbjeve ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenia dhe barazimit me Greqinë.
Rënie ka pësuar edhe kombëtarja Shqiptare për tri pozita, pasi tani renditet në vendin e 69-të me 1345 pikë.
Kjo rënie e kuqezinjve erdhi pas rezultateve jo të mira gjatë tetorit, barazimeve me Kazakistanin dhe Lituaninë.