FFK duke shkelur Statutin LRF e Prishtinës, propozon për Komitet Ekzekutiv Ismajl Ajetin
Klubet si Prishtina, Flamurtari, Feronikeli, Llapi, Ramiz Sadiku, Ulpiana e Fushë Kosova në Komitet Ekzekutiv do të përfaqësohen nga Ismajl Ajeti i njohur si “vozitës” në minierën e Kishnicës, por që në FFK duket të ketë dorën e fortë.
Ismajl Ajeti në Federatëne Futbollit të Kosovës ka instaluar familjaret e tij, gruaja i punon në zyrat e FFK’së, djali i vëllaut të tij është sekretar në LRF (Lidhja Rajonale e Futbollit) të Prishtinë dhe merr pagë nga FFK’ja, vëllai i Ismajlit është delegat, ndërsa tjetrin djal të vëllaut e ka refer në FFK.
Ismajl Ajeti arriti të kaloj kandidimin nga LRF e Prishtine pa e përfillur Statutin e FFK’së dhe duke injoruar të gjitha ankesat duke ju thënë haptazi delegateve “ankohuni” nëse keni ku me u anku.
Ismil Ajet njihet si njeriu më i afërt i Agim Ademit, prandaj injoronte çdo ankese dhe propozim të delegatëve deri ne tallje, duke ju thënë hapur nuk pranohet propozimi, “ankohu”!
Absurditeti i këtij cirku te thirrur nga LRF e Prishines arrit, kur u propozua një minutë heshtje për nderim te legjendës Fadil Vokrri, por Ismajl Aheti nuk e lejoj as ketë. U propozua qe te zgjidhen delegatët nga LRF e Prishtinës pasi qe Haki Bllacaku si përfaqësueses i Ligës se Dyte, klubi i tij është shuar dhe do te duhej te zgjidhej delegati i ri , gjithashtu duhej te zgjidhej edhe delegati i ri i LRF tani ne vend te Ismajl Ajetit i cili nuk mundet me qenë edhe në Komitet Ekzekutiv edhe delegat i Kuvendit, pasi qe Ismajl Ajet tani është kandidat për Komitet Ekzekutiv.
Zgjedhja e dy delegateve nga LRF është obligim statutorë sipas nenit 26, pika2, paragrafi, c. Gjithashtu Pika 3 e Nenit 26 e saktëson se : Delegatët zgjidhen në periudhë katër (4) vjeçare. Prandaj mandati i dy delegatëve Ismajl Ajeti dhe Haki Bllacaku ka skaduar dhe do te duhej te zgjidheshin nga Kuvendi. Haki Bllacakut nuk mundet me qene përfaqësueses pa vote dhe pa klub , sepse klubi nga e ka marre bazën deleguese është shuar pas fuzionimit me F&N. Absurd në vete përben se krejt kjo “maskarada” u organizua ne zyrët e Federatës se Futbollit të Kosovës vizavi zyrave të Agin Ademit e Eroll Salihut te cilët bartin përgjegjësi për ketë degradim që po behet me “zgjedhjet” në futbollit tone.
Gjithashtu velën të cekët që FFK ka shkuar edhe më larg, ata kanë ndaluar gazetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet e FFK’së.