Ferri është në kërkim të kozmosit: Bota poetike e Bujar Tafës
Nga Akad. Dmytro O. Chystiak, Akademia Evropiane e Shkencave, Arteve dhe Letërsisë Kyiv National Taras Shevchenko University
Pas traditës hermetike të viteve të gjashtëdhjeta dhe eksperimentit postmodern, mund të vërehet një tendencë ku mbizotëron vargu narrativ. Mund të gjejmë edhe versionet e ekzagjeruara të kësaj tendence në garat më të popullarizuara të poezisë, ku vizionet filozofike dhe imagjinative sigurohen nga shfaqjet që bashkojnë ndikimin emocional sugjestiv me disa diskurse të orientuara nga shoqëria (më shumë sarkastike, se humaniste)
Por në të njëjtën kohë ne po zbulojmë disa tendenca që e rivendosin (meta) botëkuptimin e modernizmit, duke prodhuar dhe interpretuar disa pesiazhe poetike neomitologjike ku do zbulonim një kundërhelmi ndaj një mohimi për vlerat humaniste dhe kundër mendimeve të këqija.
Vizioni im për poezinë bashkëkohore e zbuluar nga miku im evropian Jeton Kelmendi, më jep mundësinë të konsideroj atë si një traditë shume interesante që mund të ndikojë edhe në zhvillimin e poezisë në Evropë.
Rajoni i Ballkanit është i njohur për vlerat poetike.
Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Strugë mblodhi për dekada poetët më të shquar nga e gjithë bota.
Emrat e Ismail Kadaesë, Ali Podrimjes dhe Azem Shkrelit vlerësohen shumë lartë, edhe nga vende të largta.
Prandaj është kënaqësi t’i prezantojmë para audiencës anglishtfolëse një nga zërat e rinj të kësaj kulture mjaft të pasur, librin e Bujar Tafës, Himni i mendimeve të qeta.
Në fakt, vet titulli është pak ambivalent. Ka përzierje të vizionit epik kombëtar, pasioni, abstrakti simbolik dhe kontemplativ të krijuar sipas botës së autorit.
Në fakt, e gjejmë këtë prirje përgjatë gjithë librit.
Poezitë nga Bujar Tafa janë të orientuara nga shoqëritë patetike dhe empatike, ata duket se e bindin lexuesin tonë t’i përtërij vlerat humaniste që kanë humbur si rezultat i digjitalizimit.
Por ne gjejmë edhe një tendencë tjetër, që për mua është karakteristikë e poezisë shqiptare dhe kosovare (që unë kam vërejtur në artikujt e mi për poezinë e Jeton Kelmenuit): tensionin permanent, dhe vëmendjen ndaj substraktit mitologjik dhe folklorik të tregimit narrativ.
Kjo i ka ndihmuar autorit të gjej veçoritë e tij stilistike dhe orientimin etik.
Për më tepër, ky karakter po e harmonizon universin kaotik.
Bazuar në abstraktin e kësaj vepre, ne kuptojmë se Tafa sjellë një dimension t ri, ku emërimi bëhet krijim, logjika behët etikë, substrakti mitik mund të jap një impuls për ta shpëtuar lexuesin nga bota materiale në imagjinare. Rrëfimi i asaj që kozmos mund të triumfojë kundër kaosit dhe poezia ( si në kohët e lashta, nga Homeri-Dante) e bën lexuesin nga ferrat bashkëkohore në vizionet ezoterikë të edenit.