“Feronikeli dhe Prishtina s’e përfaqësuan futbollin kosovar”
Trajneri i futbollit, Arsim Thaqi, është shprehur i zhgënjyer me rezultatet e Prishtinës dhe Feronikelit në kualifikimet për dy garat evropiane – Liga e Evropës dhe Liga e Kampionëve – duke shtuar se këto dy klube nuk arritën ta përfaqësojnë futbollin kosovar.
Këtë sezon Kosova u përfaqësua në Evropë me Feronikelin dhe Prishtinën.
Feronikeli e nisi garën në kuadër të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërsa Prishtina në parakualifikimet për Ligën e Evropës.