Fero merr vendimin e papritur, çfarë po ndodh?
Reperi Fero, i cili javët e fundit ka qenë shumë i përfolur për disa debate në rrjete sociale, ka habitur me veprimin e fundit.
Ai ka vendosur që ta deaktivizojë Instagramin pa asnjë paralajmërim, duke i lënë fansat të brengosur se çfarë po ndodh me të.Reperi këto ditë u përfol sërish për një krizë të mundshme në lidhjen me Arbenita Ismajlin, ngase nuk e ndiqnin njëri-tjetrin.
Mbetet të shihet se çfarë fshihet pas ‘zhdukjes’ së befasishme të Feros.