Fero lë ‘On Records’ për të shkuar drejt ‘Babastars’?
Ditën e sotme, reperi i njohur Fero bëri publik lajmin që nuk është më pjesë e ‘On Records’ duke hyrë në listën e gjatë të daljeve nga kjo kompani të emrave që morën famën pikërisht përmes këtij menaxhmenti.
Por, a janë planet e reperit vërtetë të tilla?
Sipas burimeve ai pas pak muajsh potencialisht mund të jetë prurja e re e grupit ‘Babastars’.
‘Fero ka tash e një kohë që nuk e fsheh dëshirën që të jetë në ‘Babastars’. Ai ka raport tejet të mirë me Getin dhe për këtë arsye, kalimi në ‘BS’ nuk do të ishte çudi tashmë kur nuk e lidh asnjë obligim ligjor me kompaninë në të cilën ishte deri sot. Gjatë gjithë kësaj kohe është punuar edhe në projekte të përbashkëta.’ – thekson ky burim.
Prive.al ka kontaktuar edhe me menaxherin e ‘Babastars’, Dekorim Sahiti i cili me përgjigjen e tij vetëm se shtoi më shumë dyshimet për një kalim të tillë meqenëse mundësinë e la të hapur.
‘Ne kemi marrëdhënie shumë të mira por deri tash sa i përket kësaj pjese ne nuk kemi pasë kurrë asnjë diskutim. Mirëpo për të ardhmen, nuk dihet asgjë. Ka mundësi të bëhet’ – u shpreh Sahiti.
Një lëvizje e tillë e kalimit të Feros në ‘Babastars’ pa dyshim që do t’i shërbente mjaft shumë edhe grupit i cili po përjeton një periudhë të komplikuar nga daljet e disa prej figurave historike dhe mungesës së risive. Një artist i ri si Fero do të ishte pikërisht ajo që duhej! Aktualisht na mbetet vetëm të presim nëse kjo lëvizje do të konkretizohet