Ferizajasi sulmon familjarët, policët dhe stafin e ambulancës
Është arrestuar një person në Ferizaj, i cili ka sulmuar familjarët e tij pas një krize nervoze.
I dyshuari, sipas Policisë së Kosovës, pas një krize nervore të pësuar ka sulmuar familjarët e tij dhe policët të cilët më pas kanë ndërhyrë.
Në autoambulancë i dyshuari është treguar i dhunshëm, ndërsa policia e ka shoqëruar për në spitalin psikiatrik për shkak të agresivitetit të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të krizës mendore-psikike për motive të panjohura kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij. I dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. I dyshuari për shkak të agresivitetit me autoambulancë në përcjellje të njësitit policor është dërguar në QKUK-në repartin psikiatrik për trajtim mjekësor”. /FaktePlus/.