Ferizaj nuk ‘ndin’ për koronavirus, klubi me muzikë e plot rini (VIDEO)
Ndonëse janë lehtësuar masat kundër Covid-19, në Ferizaj lokalet janë të mbushura me dhjetëra njerëz. Madje, ata shihen se nuk po respektojnë as distancën e nuk kanë as masa mbrojtëse.
Ndërsa në Kosovë, sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me Covid-19 nga 297 mostra sa janë marrë gjithsej, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Megjithatë lokalet nuk po e ndalin punën e tyre. Madje ato po shihen të stërmbushura.
Ferizaji, ka qenë njëra ndër komunat me numrin më të madh të të infektuarëve me koronavirus.