Ferat Shala takon mësuesin e tij: Shkolla e Negrocit ishte çerdhe e shumë atdhetarëve
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka takuar mësuesin e tij, Pajazit Krasniqin.
Statusi i Shalës:
Pajazit Krasniqi, bashkë me Sherif e Jakup Krasniqin, ishin frymëzuesit dhe edukuesit më të denjë të brezit kryengritës ndaj pushtuesit. Shkolla e Negrocit ku punoi mësuesi Pajazit u bë çerdhe e shumë atdhetarëve të ’81-shës, të ’89-tës … dhe më në fund, luftës çlirimtare. Pajazit Krasniqi sot është një simbol, fanar i gjallë që me shembëlltyrën e tij ndriçon edhe për brezat e ardhshëm.