Ferat Shala takon ish ushtarin e UÇK-së Sabahajdin Cenën
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka vizituar ish ushtarin e UÇK-së, Sabahajdin Cenën.
Shala në facebook ka shkruar se Cena në ditët e luftë zgjodhi mallet e Kosovës në vend të katedrve akademike.
Publikimi i plotë i Shalës në Facebook:
Takimi me Sabahajdin Cenën është çdo herë përjetim i veçantë. Modestia dhe thjeshtësia i kanë hije këtij intelektuali të rrallë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dikur mburrej që në radhët e saj kishte një luftëtar si prof. dr. Sabahajdin Cena. Ai u bë zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Në ditët e luftës, ai zgjodhi malet e Kosovës, në vend të katedrave akademike.