Fëmija shpëton nënën: Ndihmë, babi po e rreh
Një rast dhune është shënuar në një familje shqiptare, po falë ‘ndërhyrjes’ së fëmijës, policia ka arritur të ndërhyjë.
Ngjarja ndodhi dje në drekë në Tripoli të Greqisë, ku edhe jeton familja shqiptare prej kohësh.
Në momentin që babai i tij po sulmonte nënën, fëmija i pranishëm në shtëpi i është drejtuar ballkonit, ku ka kërkuar ndihmë nga fqinjët.
“Babi po rreh mamin”, është dëgjuar vogëlushi të bërtas.
Menjëherë pas ngjarjes fqinjët kanë lajmëruar policinë, të cilët kanë thyer derën duke shpëtuar edhe gruan e re.
Burri 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes me një dosje ligjore në prokurorinë e Tripolit.
Bëhet e ditur se gruaja është dërgua në spital me plagë të rënda, ndërsa identiteti i autorit të sulmit fizik nuk është bërë ende i ditur.