Fellaini del pozitiv me koronavirus
Fellaini, i cili aktualisht është në provincën kineze, Jinan, raportohet të ketë rezultuar pozitiv në koronavirus.
Këtë lajm, sipas medieve britanike, e ka konfirmuar departamenti shëndetësor lokal i Jinan.
Ylli i Superligës së Kinës luan me Shandong Luneng. Ai kishte udhëtuar me tren në Jinan, më 20 mars, kur edhe kishte kryer testin.
Kina është vendi nga ku ka filluar përhapja e këtij virusi. Fellaini është vetëm i prekuri i radhës, dhe shpresojmë që lojtarit të mos i vështirësohet situata.