Federata e Sindikatave të Shëndetësisë mban konferencë urgjente për media
Anulimi i Ligjit për Paga nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka ngjallur reagime të sindikalistëve.
Sindikatat që përfaqësojnë rreth 60 mijë punëtorë nuk po pajtohen me këtë vendim.
Ato u mblodhën në orët e mbrëmjes të së martës, ndërsa në ora 21:00 do të shpalosin hapat e mëtutjeshëm.
“Ju njoftojmë se sonte duke filluar nga ora 21:00 në Sheshin Skenderbeu, kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla do të mbajë Konferencë për media në lidhje me shfuqizimin e Vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin mbi Pagat”, thuhet në njoftimin e FSHSHK-së.