Fauci: Në fund të vitit do të mësohet nëse vaksina Covid-19 do të jetë efikase
Të gjitha shpresat për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit tashmë mbeten tek vaksina.
Virologu i njohur amerikan Anthony Fauci, ka thënë së fundmi se në fund të vitit do të mësohet nëse vaksina do të jetë efikase dhe deri atëherë nuk kemi informacione.
“Mund të kemi një rezultat kur të përfundoj zbulimi i vaksinës, në nëntor, dhjetor apo më herët, atëherë do të mësojmë nëse ajo do të jetë e sigurt apo efikase”, tha Fauci, drejtor i Institutit të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në ShBA.
Pavarësisht deklaratave optimiste të virologut të njohur, amerikanët shprehen skeptikë lidhur me vaksinimin kundër Covid-19. Një sondazh i bërë së fundmi ka treguar se përqindja e njerëzve, që dëshirojnë ta marrin vaksinën është ulur.
Ndërkohë, Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve në Amerikë konfirmoi se Covid-19 përhapet edhe përmes ajrit. Gjithashtu, ata theksuan se qëndrimi në kontakt të ngushtë me persona të infektuar dhe pa maskë, rrit shanset e përhapjes së infeksionit në mënyrë drastike.