“Pacientët me kimioterapi, sëmundje auto-imune, që përdorin trajtime për imunitetin, janë ata individë që nëse vendoset që të ketë një dozë të tretë, do të ishin ndër të parët që duhet ta marrin,” tha zoti Fauci gjatë një interviste për kanalin televiziv CNN.

Duke cituar studime të fundit që tregojnë se mund të ketë ulje të antitrupave tek njerëzit e vaksinuar, zoti Fauci tha se zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po rishikojnë të dhënat për të përcaktuar se kur mund të nevojitet një dozë tjetër.

Dr. Anthony Fauci tha gjithashtu se Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po shqyrtojnë mundësinë për të rishikuar udhëzimet e tyre për COVID-19 për të rekomanduar që edhe individët plotësisht të vaksinuar të mbajnë maska në publik. /VOA/