Fatih Terim pozitiv në koronavirus
Njeriu që udhëheq skuadrën e Galatasaray, Terim, është një nga të prekurit e radhës nga pandemia Covid 19.
Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri, përmes llogarisë së tij në rrjetin social ‘Twitter’.
Turqia ishte nga vendet e vetme që nuk ndërprente futbollin, duke zhvilluar ndeshje edhe në kohën kur virusi përhapej me shpejtësi.
Tashmë në Turqi ka filluar të rritet edhe numri i viktimave e numri i të prekurve.