Fantazma e sezonit të kaluar, pushton Real Madridin
Në përfundimin e ndeshjes në barazimin në mes të Real Madrid dhe Real Valladolid nuk pati asnjë thirrje nga tifozët, në vend të kësaj 63 037 tifozët u ngritën nga ulëset e tyre në qetësi, duke i lënë analistët në qetësi për të analizuar ndeshjen
Ndjenja kur ata u larguan ishte një zhgënjim dhe pritje për një tjetër sezon të komplikuar, pavarësisht shpresave të para.
Lidhja e ekipit me tifozë është e vogël, ku ata u përballën me një skuadër që ka bërë disa nënshkrime të reja dhe që objektivë e të cilëve është mos rënia nga liga.
Pas pjesës së parë, zhgënjimi u pa.
Tifozët kishin shpresa të mëdha për sezonin e ri me një skuadër e cila kryesonte pas ndeshjes së parë, në të gjitha qoshet e stadiumit pati duartrokitje kur ata filluan nxehjen madje edhe Gareth Bale i cili Gareth Bale i cili ishte pritur të largohej dhe Marcelo i cili pati një sezon të dobët gjatë 2018/19.
Kishte optimizëm për skuadrën e Zinedine Zidane dhe ata filluan mirë, por minutat kalonin dhe goli nuk vinte dhe fantazma e sezonit u rikthye përsëri.
Në pjesën e dytë, paraqitja u bë edhe më e mërzitshme sidomos pas barazimit.
Pavarësisht se ata kanë shpenzuar 315 milionë euro këtë verë, nuk kishte asnjë transfer të ri në fushë, përjashto Thibaut Courtois, skuadra dukej sikur ajo e Carlo Ancelottit më 2014.
“Ne kemi nevojë për njerëz, ju kërkoj atyre të jenë me ne, të bashkuar”, ishte një thirrje SOS e Zidane për tifozët, duke ndjerë emocionet e tyre pas ndeshjes.
Nëse kjo ishte ndjenja në tribuna, kishte edhe ankth në fushë, pasi që Zidane ishte i lumtur të pranojë se skuadra e tij ishte në presion nëse merret në konsideratë sezoni 2018/19.
Kjo i kishte vënë lojtarët në një kufi, duke ditur se ata po luftojnë për të ardhmen e tyre, e cila shpesh di të bëhet shumë konservative në kohë të afateve të verës dhe ku përcillet me gabime bazike.
Zidane shpreson dhe pret që rezultatet të vinë, duke i dhënë fund fantazmës se sezonit të kaluar, sidomos kur Eden Hazard do të jetë gati për të startuar dhe ta bëj debutimin e tij.
Megjithatë, lojtari që Zidane e ka dashur më se shumti këtë afat, Paul Pogba nuk ka ardhur edhe pse trajneri mendon se ai është çelësi për të ndryshuar gjithçka.