Familja nga Gjakova kupton nga rrjetet sociale se vajza e tyre në moshë kishte kryer marrëdhënie seksuale
Një prind nga Gjakova e ka lajmëruar në polici një djalë të mitur i cili sipas tij, para një viti ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij, po ashtu të mitur
Rasti është raportuar në policinë e Gjakovës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Ankuesi mashkull K ka raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar (i mitur), para një viti kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij viktima femër K (e mitur)”, thekson raporti.
Ndërkaq, mësohet se familjarët e vajzës e kanë kuptuar rastin vetëm para pak ditësh.
Krejt kjo ka ndodhur pasi i dyshuari kishte publikuar video intime të viktimës, në rrjete sociale.
Po ashtu bëhet e ditur se rasti mbetet nën hetime te mëtutjeshme.