Familja e adoleshentit kërkon drejtësi për të birin e mbytur nga gruaja me imunitet diplomatik
Familja e 19-vjeçarit Harry Dunn po kërkon drejtësi nga autoritetet amerikane, pasi dyshojnë se ai u mbyt nga një grua me imunitet diplomatik, pas një aksidenti më 27 gusht të këtij viti, shkruan FaktePlus.
Ata po dyshojnë se Anne Sacoolas, gruaja e një zyrtari të inteligjencës e cila dyshohet që ia mbyti të birin pasi voziti në anën e kundërt të rrugës, iku në ShBA ku më pas fitoi edhe imunitet diplomatik.
Ata po kërkojnë drejtësi edhe nga dëshmitarët dhe nga autoritetet amerikane. Për këtë është përfshirë edhe kryeministri Boris Johnson.
“Është absolutisht e pamëshirshme mbrojtja që po i bëhet asaj”, tha Johnson.
Kurse Radd Seiger, përfaqësues i familjes, porositi që të reagojnë kushdo që ka informacione, shkruan DailyMail, përcjell FaktePlus.
“Sacoolas la Britaninë dhe u kthye në ShBA pas aksidentit. Administrata e Shteteve të Bashkuara ka pretenduar se ajo ka imunitet diplomatik dhe nuk ka pranuar ta marrë dokumentin e heqjes dorë nga ky imunitet të dhënë nga Britania”, tha Radd Seiger, përfaqësues i familjes./FaktePlus