“Famijët e pandemisë”, këto janë shifrat e lindjeve në muajt e fundit në Kosovë
Në frontin e parë që po përballen me këtë pandemi janë mjekët të cilët po përkujdesen për shendetin e të infektuarve por edhe me rastet e dyshuara.
QKUK ka mobilizuar të gjitha repartet e saja për të menagjuar situatën me COVID-19.
E në menagjim është vënë edhe Klinika e Gjinekologjisë pasi që kanë pasur disa raste, gra shtatëzëna të infektuara me COVI-19.
Sipas kësaj klinike, në dispozicion ka dhjetëra shtretër vetëm për rastet me koronavirus si dhe kryen të gjitha rastet e lindjes.
Por sa lindje u kryen në këtë klinikë në kohën e pandemisë.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka marrë të dhëna nga QKUK, respektivisht nga Klinika Gjinekologjike e Kosovës në lidhje me numrin e fëmijëve të lindur në kohën e pandemisë.
Nga kjo klinikë kanë thënë se që nga fillimi i rasteve të para me COVID-19, në Kosovë kanë ardhur në jetë rreth 3 mijë foshnje.
Drejtori i Klinikës Gjinekologjike të Kosovës, Jakup Ismajli ka thënë se që nga 13 marsi e deri më 30 qershor janë kryer 2 mijë e 963 lindje.
“ Në klinikën tonë që nga 1 marsi deri me 30, qershor jam kryer 2963 lindje prej tyre 1954 mashkuj dhe 1439 femra”, ka thënë Ismajli.
Pandemia e koronavirusit nuk ka kursyer as gratë shtatzëna të cilat me shumë ankth dhe frikë u janë drejtuar spitaleve për të sjellë në jetë fëmijët e tyre.
Që nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në vendin tonë e deri më tani, janë 13 gra shtatzëna që kanë rezultuar të infektuara e që kanë kryer lindjet në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i kësaj Klinike, ka pohuar se në këtë repart janë trajtuar gjithsej 13 nëna që kanë qenë të infektuara me koronavirus, ku 8 prej tyre kanë kryer lindje me prerje cezariane dhe 5 të tjera me lindje normale.
“Nga 13 marsi deri sot janë kryer 13 lindje nga gra që kanë qenë pozitive me Covid-19. Prej tyre 8 me prerje cezariane dhe 5 lindje normale. Ndërsa nesër është në program edhe një lindje me prerje cezariane”, ka thënë Ismajli për FaktePlus.
Drejtori i Gjinekologjisë tregon se pasi nënat kanë qenë me Covid-19 pas lindjeve janë testuar edhe fëmijët, por që fatmirësisht ata nuk kanë rezultuar pozitivë.
“Mund të konfirmojmë se nga fëmijët e testuar pas lindjeve në KOGJ nuk ka rezultuar asnjë fëmijë me Covid-19”, ka thënë ai.
Ndryshe, sikur në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës e botës edhe në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u regjistrua rasti i parë me koronavirus janë infektuar 5 mijë e 617 persona./FaktePlus