FaktePlus mëson detaje – Kush është dhe si u gjet personi i vdekur te liqeni i Badocit
Një person është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 21:50 në afërsi të liqenit të Badocit.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se viktima është një roje pylli dhe rrethanat e vdekjes së tij janë goxha misterioze.
Kanë qenë familjarët e viktimës që kanë alarmuar policinë, pasi edhe pas shumë tentimeve nuk kishin mundur të binin të kontakt me të ndjerin.
Kështu, familjarët dhe njësitet policore mbrëmë edhe kanë nisur kërkimet në zonën e liqenit të Badocit për të kërkuar të ndjerin.
Pas disa orë kërkime është gjetur vetura zyrtare me dyer të hapuar dhe në një distancë jo shumë larg edhe viktima.
FaktePlus mëson se në vendin e ngjarjen njësitet policore kanë gjetur shenja dhune, ndërsa dyshohet se roja është vrarë me një plumb në kokë.
Njësitet policore ende janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti.
Trupi i pajetë tashmë është në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku edhe pritet të kryhet autopsia dhe të dalin detaje se si është kryer kjo vrasje.