Fakte interesante rreth Arabisë Saudite
Këtu janë disa fakte interesante rreth Arabisë Saudite.
Arabia Saudite është një vend islamik që funksionon nën sistemin monark.
Arabia Saudite është vendi i 14-të në botë për kah madhësia
Arabia Saudite është vlerësuar si vendi më i mirë për të bërë biznes në Lindjen e Mesme, nga Banka Botërore.
Një litër ujë i pijshëm në Arabinë Saudite është më i shtrenjtë se një liter naftë.
Qyteti më i madh i Arabisë Saudite, dhe njëherësh kryeqyteti i saj, është Riadi.
Arabia Saudite ka më shumë naftë se cilido vend tjetër.
Arabia Saudite ka shkretëtirën më të madhe në botë.
Në Arabinë Saudite, ceremonitë e martesave mbahen ndaras për gratë dhe burrat.
Në vitin 2012, në këtë vend është ndaluar pirja e duhanit në zyrat e qeverisë dhe shumicën e vendeve publike, transmeton albinfo.
Arabia Saudite ka aeroportin më të madh në botë, të quajtur King Khaled Airport.
Zyrtarisht, gratë e Arabisë nuk mund të udhëtojnë pa praninë ose autorizimin e një burri të familjes.
Shumica e fitneseve private në A. Saudite nuk pranojnë anëtare gra, dhe shumica e shkollave nuk ofrojnë aktivitete fizike për studentet