Fajon mbështet plotësisht përpjekjet e ministrit Vitia në luftën ndaj Covid-19
Eurodeputetja sllovene e grupimit Social-Demokrat, Tanja Fajon, përmes një postimi në Tëitter ka bërë të ditur se ka biseduar sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, rreth luftimit të Covid-19.
Ajo thotë se masat duhet të limitohen në kohë, dhe në përputhje me të drejtat themelore të njeriut.
“Sapo bisedova me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia. I mbështes plotësisht përpjekjet e tij në luftën kundër pandemisë Covid-19. Në më mënyrë që të përmbajmë këtë sëmundje njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi. U pajtuam se të gjitha masat duhet të jenë të limituara në kohë dhe në linjë me të drejtat themelore të njeriut”, ka thënë Fajon.
Just spoke with #Kosovë Minister of Health Arben Vitia. I fully support his efforts in fight against the #COVID19 pandemic. In order to contain the disease people need to #StayAtHome. We agreed that all measures must be limited in time and in line with fundamental rights.
— Tanja Fajon, mag. (@tfajon) April 16, 2020