Fadil Demiri: Në asnjë dokument s’e kam parë të shkruar FARK-un, as në Ministrinë e Mbrojtjes
Njëri nga protagonistët e luftës së fundit në Kosovë, Fadil Demiri, duke folur për FARK-un, UÇK-në dhe Betejën e Koshares, ka dhënë një deklaratë tepër interesante për çështjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).
“Formalisht, në asnjë dokument nuk e kam parë të shkruar FARK-un. Madje, as në Ministrinë e Mbrojtjes së drejtuar nga ana e Ahmet Krasniqit”, tha Demiri për Blicinterview.
Sipas tij, Bislim Zyrapi është njeriu i cili ka bërë më së shumti në ristrukturimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Mendoj që njeriu i cili ka kontribuar më së shumti në ristrukturimin e UÇK-së është Bislip Zyrapi me grupin e tij. Pas tij, ka shtuar ai, ka ardhur Naim Maloku me grupin e tij”, tha Demiri. /FaktePlus