Facebooku ndryshon emrin
Facebook ka njoftuar se emri i ri i platformës do të jetë Meta.
Kompania, e cila bërë të ditur këtë ndryshim përmes një konference, ka thënë se emri i ri përshtatet më shumë me atë që bën tani.
Ajo ka bërë të ditura edhe planet për metaverse – një botë online në të cilën njerëzit do të mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një ambient virtual, kryesisht përmes përdorimit të disa kufijeve të veçanta.
Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ka njoftuar se ka ndërruar emrin kompanisë në “Meta”.
Ky vendim ishte pjesë e një ndryshimi strategjik për të theksuar zhvillimin e botës virtuale ndërkohë që biznesi kryesor i rrjetit social është në krizë.
“Nga tash e tutje, ne së pari do të quhemi si metaverse, jo Facebook. Facebook është një nga produktet më të përdorura në botë. Por çdo ditë e më shumë ajo nuk përfshin gjithçka që bëjmë ne. Aktualisht, marka jonë është aq e lidhur ngushtë me një produkt sa që nuk mund të përfaqësojë gjithçka që ne po bëjmë”, tha Zuckerberg.
Ndryshimi i emrit vjen pas një morie rrëfimesh negative për Facebook-un, të bazuara në dokumentet që janë publikuar nga një ish-punëtore.
Frances Haugen, e cila ka punuar më parë për kompaninë, e ka fajësuar atë se ka prioritet përfitimin përpara sigurisë.