Facebook dhuron 720 mijë maska të emergjencës
Shefi i Facebookit, Mark Zuckerberg ka thënë se kompania e tij do të dhurojë 720 mijë maska të saja rezervë për raste të emergjence, për punëtorët shëndetësorë në SHBA.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur kërkesa e maskave respiratorë në masë të madhe për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, përgjatë 18 muajve të ardhshëm, do të blejnë 500 milionë maska, si pjesë e Strategjisë Nacionale, raporton reuters.