Evropën ose Rusinë, Vuçiqit i shkon një mesazh i qartë nga Baltiku
Zëvendëskryeministri i Lituanisë, Artis Pabriks, në lidhje me zhvillimet në Veriun e Kosovës ka thënë se do të vijë një moment kur Serbia duhet të zgjedhë mes Rusisë ose Evropës.
“Nuk ka rrugë të mesme”, ka shkruar ai në Twitter, të hënën.
Të dielën nën frymëzimin e presidentit Aleksandër Vuçiq, një numër i serbëve lokalë bllokuan rrugët që çojnë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.
Kjo pasi më 1 gusht ishte planifikuar që të zbatohej reciprociteti në dokumente për serbët që hyjnë në Kosovë.
Por “alarmi i luftës” ishte e lëshuar e situata po tensionohej.
Më pas, me kërkesë të ambasadës amerikane, Qeveria e Kosovës e ka shtyrë vendimin për reciprocitet për deri më 1 shtator.